Lajme
Tetovë: E mbush veturën me 60 litra naftë dhe ikë pa paguar

Pesëdhjetë e tre vjeçari D.M. nga fshati Cellopek, Tetovë, ka lajmëruar në polici se rreth orës 1 e 50 min në pompën e benzinës “Lukoil” që gjendet midis Zhelinës dhe Tetovës, ku ka qenë i punësuar, është ndaluar vetura e tipit “Opel Vektra” pa targa dhe për momentin një person i panjohur ka kërkuar nga ai 60 litra karburante, ku pa e paguar të njëjtën është futur në veturë dhe është larguar nga pompa e benzinës, transmeton TetovaSot.
Dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 2.860 denar.
Po punohet në zbardhjen e rastit dhe zbulimin e kryerësit.