Lajme
Thyhen xhamat e veturës së delegacionit të Ahmetit gjatë protestës kundër tubimit të tij në Kumanovë (Video)
Një grup i qytetarësh nga Kumanova sot u mblodhën në fshatin Çerkezë, me qëllim që të pengojnë tubimin e BDI-së në qytetin e Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbledhja e qytetarëve është organizuar nga familja e Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponja, i cili u vra verën e kaluar pas zënkave në organet e BDI-së në Kumanovë.
TV21 në Maqedoni njofton se banorët bllokuan rrugën për në hyrje të restorantit aty ku duhej të mbante mbledhjen Ahmeti dhe si pasojë e pakënaqësisë dhe revoltës së tyre ata thyen një nga makinat e me të cilat kishte ardhur delegacioni i BDI-së.