LajmeVideo

Ujërat e shtëpive private që derdhen në kanalizimet fekale, shkaktarët kryesor që krijojnë dëme materiale (Video)

Shtabi për situata të jashtëzakonshme ka aprovuar rregulloren e punës për mandatin katër vjeçar, takimin e djeshëm është shqyrtuar situata aktuale në Komunën e Preshevës si dhe është diskutuar për përgaditje në rast eventuale të reshjeve të shiut apo borës në këtë periudhë kohore.

Ujrat e shtëpive private që derdhen në kanalizimet fekale janë shkaktarët kryesor që krijojnë dëmet materiale tha kështu në deklaratën për Radio Televizionin Presheva kryetari i Komunës Shqiprim Arifi.

Ai njëherit ka apeluar qytetarët që të jenë të kujdes’shëm dhe derdhja e ujrave të bëhet në kanalizime atmosferike dhe jo në ato fekale.

Komuna e Preshevës fatmirisht gjendet e klasifikuar si zonë e dytë nga rreziku për situata të jashtëzakonshme atmosferike për shkak pozitës gjeografike që ka.

Sipas Arifit Komuna e Preshevës edhe më tutje është pa kapacitete adekuate financiare dhe teknike për të përballuar ndonjë fatkeqësi natyrore por qytetarët e vendit më tepër janë në mëshirë të Zotit, ajo që shqetëson kreysuesit e pushtetit lokal është burokracioa administrative që ka instucioni EPS.

Reshjet e fundit të shiut përpos që mbushin pusetat e kanalizimeve fekale dhe atmosferike nuk ka të raportuar për dëme që janë shkaktuar tek qytetarët e Komunës së Preshevës. /RTV Presheva/

Related Articles

Back to top button