Ushqehuni shëndetshëm gjatë periudhës së trajtimit onkologjik
Kërkimet e fundit kanë treguar se ushqimi jo i mërë është përgjegjës për pothuajse 1/3 e numrit të përgjithshëm të sëmundjeve malinje, prandaj, vëmendja ndaj këtij rrezik faktori shfaqet si një nga segmentet më të rëndësishme në trajtimin e pacientëve me kancer.
Konsumimi i produkteve të shëndetshme para, gjatë dhe pas trajtimit, mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe të shëroheni më shpejt. Ushqimi i balancuar mirë, është veçanërisht i rëndësishëm për shkak se kjo diagnozë serioze ka një karakter epidemik, mund të shkaktojë edhe humbjen e oreksit.
Sipas Dr. Aleksandra Haxhi Dimova, dietologe në spitalin klinik ‘’Acibadem Sisitina’’ kanceri është një sëmundje e çrregullimit kronik të metabolizmit, ndaj ushqimi mund të veprojë në proceset biokimike në trup, me qëllim për të ndihmuar në parandalimin e proceseve kancerogjene, të rrisë imunitetin dhe ta rikthejë metabolizmin në një nivel normal, këtë gjë mund ta bëjë ushqimi i cili është imunostimulues dhe që përmban lëndë ushqyese për luftimin e qelizave malinje.
Njohje me gjendjen shëndetësore të pacientit
Dietologët këshillojnë se është e domosdoshme njohja e gjendjes shëndetësore e të gjithë organizmit tek çdo pacient individualisht. Kjo do të thotë se sa i dobët është sistemi imunitar, për sa energji ka nevojë organizmi për tretjen e ushqimit, nëse pacienti vuan edhe nga sëmundje të tjera. Merret parasyshë edhe lokalizimi i procesit malinj dhe faza e tij, nëse pacienti është para, gjatë apo pas trajtimit onkologjik (kirurgjisë, kimioterapisë apo terapisë rrezatuese), bazuar në të gjitha këto, përveç ushqimit të përgjithshëm antikancer, dietologu vendos edhe për një dietoterapi të caktuar. Një vlerësim i tillë është tepër i rëndësishëm, pasi nga ky vlerësim varet edhe protokolli ushqyes i mëtejshëm, i cili përveç ushqimit, në vetvete përfshin edhe terapinë suplementare (plotësuese) me antioksidantë, vitamina, minerale, fitoterapi, mikoterapi …
Çfarë duhet të konsumoni?
Çdo program i përgjithshëm i ushqimit antikancer, i bën të ditur në mënyrë të qartë pacientit se cilat janë parimet e të ushqyerit shëndetshëm dhe siç duhet, të cilat shpesh vlejnë si këshilla të përgjithshme për të gjithë. Por, është e rëndësishme që të përmendet se këto këshilla të cilat për personat e shëndetshëm shërbejnë për parandalimin e sëmundjes, tek pacientët me sëmundje malinje, këto këshilla janë pjesë e dietoterapisë të cilën duhet ta marrin sipas një ritmi të rekomanduar, ose të shmangin disa ushqime të caktuara. Kështu, nëse protokolli i përgjithshëm i ushqimit thotë se duhet të shmangen ushqimet industriale të rafinuara, protokolli i ushqimit për antikancer, e ndalon rreptësisht konsumimin e tyre. Këtu bëjnë pjesë acidet yndyrore, të cilat mendohet se nëse janë tepër të pranishme në ushqimin e përditshëm, mund të jenë shkak për shfaqjen e kancerit , prandaj protokolli i ushqimit antikancer i përjashton në mënyrë kategorike këto yndyra, ndërkohë që në rastin e parandalimit të përmendur më lart, ky është një rekomandim i shëndetshëm.
E njëjta gjë është edhe me alkoholin, nikotinën, ëmbëlsuesit artificialë tek pijet diatale si dhe të gjitha ato vese apo zakone të këqija të cilat e kompromentojnë mënyrën e shëndetshme të jetesës, ndërsa në rastin e trajtimit të kancerit, e kompromentojnë procesin e shërimit. Sigurisht që ky program përfshin të gjitha ushqimet për të cilat ekzistojnë fakte se i shkatërrojnë qelizat kancerogjene dhe se janë antioksidantë të fuqishëm: frutat agrume, frutat me ngjyrë të errët vjollcë, të kuqe apo ngjyrë portokalli, më pas karrota e freskët, panxhari, brokoli, lakra, rrënja e selinosë, rrepa, shafrani i indisë, domatja. Xhenxhefili është tepër efektiv kundër të përzierave dhe të vjellave, dhe mund të ndihmojë edhe tek pacientët me kimioterapi. Ka studime që tregojnë se fara e zezë, fara e lirit, qimnoni i zi, aloe vera, spirulina, noni, goji, manaferra – të gjitha me mekanizmin e tyre imunostimulues apo antitumor, ndikojnë në procesin e trajtimit të kancerit apo efekteve negative nga trajtimi onkologjik tek pacienti. Le të përmendim se cilat janë vitaminat dhe mineralet të cilat janë të rëndësishme: vitamina C (speci jeshil, bizelja, brokoli, lakra jeshile, domatja, lulelakra); vitamina E (brokoli, karrota, rrepa, panxhari, chardi zviceran, arra, kungulli, farat e lulediellit), më pas zinku mineral, mungesa e të cilit ndikon në zvogëlimin e funksionit të citokineve, por duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm përsa i përket marrjes së dozës së zinkut. Ai gjendet tek kefiri, qiqra, farat e kungullit, arra indiane, kakaoja, kërpudhat, spinaqi. Seleni mineral, për të cilin thuhet se ka efekte pozitive mbi kancerin e gjirit, stomakut, prostatës, mëlçisë dhe fshikëzës së urinës, gjendet tek kokrrat e parafinuara, misri, hudhra, është i pranishëm tek verdhëza e vezës. Sëbashku me vitaminën E, peshku, frutat e detit, kripa e detit, vitamina D, acidet yndyrore omega 3, probiotikët, hirra, të gjitha këto i’a vlen që të përmenden si përbërës ushqyes, të cilat në mënyrën e tyre e theksojnë ndikimin antitumor, me anë të rritjes së imunitetit apo me anë të ndikimit mbi qelizat e kancerit.
Ruani peshën normale të trupit
Tregoni kujdes ndaj ruajtjes së peshës tuaj trupore, çdo çast të lirë përdoreni duke u marrë me ndonjë aktivitet sportiv, në menunë e ditës përdorni shumë fruta, perime, ushqime të papërgatitura, fruta të thata, proteina bimore, drithëra. Në përgjithësi tek gjendja jo e mirë shëndetësore, ndikon edhe ndotja e ajrit, marrja e pamjaftueshme e lëngjeve në organizëm, mungesa e aktivitetit, stresi. Vërtetë nuk është e lehtë që pacientët të cilët vuajnë nga kanceri në një regjim të veçantë dhe rigoroz të ushqimit. Është tepër e rëndësishme para së gjithash mbështetje nga vetë pacienti, më pas nga familja dhe nga i gjithë ekipi i cili merret me trajtimin e pacientit.