Zëvëndës u.d drejtori i Shtëpisë së shëndetit fton në debat publik të gjithë mjekët
Zëvëndës u.d drejtori i Shtëpisë së shëndetit ka ftuar në debat publik të gjithë drejtuesit, mjekët, teknik apo staff mjekësor e administrativ në një duel televiziv për diskutimin rreth disa problemeve.
Salihu në profilin e tij në facebook ka shkruar që mund ta zgjedhin mediumin vet dhe të diskutojmë rreth: reformave, punës, menaxhimit, planeve rreth shtepisë së shëndetit në Preshevë.
Ftoj publikisht të gjithë ata drejtues, mjek, teknik apo staff mjeksor e administrativ në duel televiziv apo çfardo medie që e zgjedhin vet të diskutojmë rreth:
-reformave
-punës
-menaxhimit
-planeve
-shkencë
-dituri apo gjithçka që duan për shtëpinë e shëndetit në Preshevë.
Ska deklarata të fshehta partiake, Nëse dikush ka guxim në kohën e demokracisë, kanë mundësi me zgjedh kush të doje, unë jam në dispozicion 24h.