Lajme

Zyrtare: Ndahet PD, formohet APN (VIDEO)

Tashmë edhe zyrtarisht, disa nga themeluesit e Partisë Demokratike të Nagip Arifit, kanë braktisur ketë subject dhe kanë inicuar këshillin nismëtar për formimin e degës së Alenacës për Ndryshim në Bujanoc.

Siç edhe pritej, ish shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, Arbër Pajaziti, me shokë, ka inicuar këshillin nismëtar për themelimin e Alternativës për Ndryshim, dega në Bujanoc.

Pajaziti, këto komente i bëri, gjatë një emisioni special, në RTV Spektri, duke deklaruar që tashmë, kanë krijuar këshillin nismëtar për krijimin e degës së APN-së në Bujanoc, e cila degë do të jetë autonome sa i përket vetëqeverisjes locale.

“Nuk kam dal duke vallëzuar nga PD, aspak nuk ka qenë vendim i lehtë, por jam mësuar nga lideri i Partisë Demokratike, se aty ku nuk ke vend veprimi, duhesh të largohesh” – deklaroi Pajaziti.

Në emisionin e RTV Spektrit, së bashku me Pajazitin ishin edhe Vjollca Aliu, koordinatore e Zyres për të rinjë dhe Edmond Isufi, zëvendëskryetar i KKSH-së nga rradhët e Partisë Demokratike.

Për më shumë, ndiqeni emisionin e plotë:

Related Articles

Back to top button