LajmeOpinione

3 Dhjetori: Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta “Paragjykimet dhe diskriminimet ndaj personave me nevoja të veçanta

Ne Presheve nuk egziston ndonje burim i sigurt statistikor per personat me distrofi muskulare. Kjo mungese eshte nje pengese e madhe per vleresimin e gjendjes reale. Mirepo kjo nuk eshte pengese per te hulumtuar se sa jane te diskriminuar keta persona ne shoqerine tone, si ne ate familjare edhe institucionale.

Termi ,,person me distrofi muskulare do te thote cdo person i cili nuk ka mundesi qe vete te siguroje plotesisht apo pjeserisht nevojat e nje individi per jeten shoqerore, per shkak te mungesave te trasheguara apo mungesave te mevonshme qe kufizojne mundesite fizike apo mentale te tij ose te saj.

Paragjykimet te cilat jane krijuar kohe me pare dhe qe vazhdojne te jene ne nivel gati te njejte edhe ne shekullin XXI per personat me nevoja te vecanta, jane nder faktoret kryesore te diskriminimit te ketyre personave. Nese nje person me nevoja te vecanta nuk eshte i afte te flase ai ka aftesine e te menduarit, personi qe nuk mund te ece ai eshte i afte te mendoj dhe te jete nje udheheqes i mire i nje ndermarrje te caktuar.

Keta persona jane pjese e shoqerise andaj atyre u duhet tu jepet mundesia qe edhe ata ate ndihen te barabarte dhe te japin kontributin e tyre ne shoqerine ku jetojne. Do ta citoj ministrin per ceshtje familjare ne Suedi ,Bengt Lindkuist ,i cili ne nje takim te mbajtur ne Vjene lidhur me legjislacionin per barazine e personave me nevoja te vecanta deklaroi se ideja dhe koncepti i barazise dhe i pjesmarrjes se plote te personava me nevoja te vecanta ka qene e zhvilluar shume heret ne leter, por jo ne realitet.

Ne te gjitha vendet ne te gjitha kushtet e jetes pasojat e paaftesise pengojne personat me nevaja te vecanta te ngriten ne nivelin e jetes se tyre,sepse nuk eshte e pranuar nga te tjeret. Nese nje person me karroce deshiron te marre pjese ne nje takim public,qofte ai social,kulturor apo politik dhe nese ai ose ajo nuk munde te hyje ne dhomen e takimit per arsye se ndertesa nuk eshte e arritshme ,per te e drejta e tij si qytetar eshte shkelur.

Kjo eshte vetem nje pjese e vogel e asaj se sa jane te barabarte personat me nevoja te vecanta ne shoqerine tone,ata jane te diskriminuar,ne duhet te zhdukim paragjykimet sepse edhe ata kane te drejte te jene te barabarte ne shoqeri dhe ne institucione,une besoj shume se mundemi te kontibojme me shume, ne se bashku me ta per nje jete me te mire.

Shkruan: Skender Selimi
*Prind i nje femije me nevoja te vecanta

Related Articles

Back to top button