Lajme

Abdulla Memeti zgjidhet drejtor në qendrën për punë sociale

Pasi ministria për punë dhe mirëqenie sociale nuk i kishte dhënë pëlqimin drejtorit të mëparshëm dhe kandidatit të dytë të propozuar për postin e drejtorit të Qendrës për Punë sociale , kuvendi sot në seancën e VIII i ka dhënë fund kësaj dileme.

Abdulla Memeti nga dita e sotme do të jetë ushtrues detyre në këtë institucion.

Ai sot ka marrë besimin edhe nga një pjesë e opozitës, ku me 32 vota është zgjedhur drejtues i qendrës për punë sociale.

Ushtruesi i detyrës Memeti, me emërimin e tij ka shkruar historinë e kuvendit, pasi radhitet njëri nga drejtorët që ka marrë më së shumti vota edhe atë më shumë se çdo kryetar i komunës apo kuvendit që është zgjedhur nga ana e këshilltarëve.

Abdulla Memeti është kandidati i cili ka plotësuar të gjitha procedurat ligjore. Ai ka përvojë të madhe në udhëheqjen e institucioneve , pasi më herët ka qenë drejtorë i shtëpisë së kulturës , bibliotekës dhe RTV Presheva. Memeti gjithashtu ka përvojë edhe me organizata ndërkombëtare dhe është njohës i gjuhëve të huaja.

Related Articles

Back to top button