Lajme

Alternativa Bujanoc: Shqiptarët po dëshmojnë se ndryshimi është zgjidhja

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc, përshëndet mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në ish – Republikën Jugosllave të Maqedonisë, duke e konsideruar si demokratik dhe transparent.

Në anën tjetër APN shpreh indinjatën me zvogëlimin e numrit të votave të elektoratit shqiptarë, gjë që ndikoi në pakësimin e mandateve në përbërjen e re të Kuvendit të këtij vendi fqinj.

Përkundër këtij, fakti Alternativa për Ndryshim përgëzon rezultatin e arritur nga “Rilindja me BESË” që reflektoi përkushtimin e shqiptarëve për ndryshime pozitive duke i dhënë një grusht të fortë politikave të demoduara të cilat nuk arriten t’i realizojnë aspiratat e bashkëkombasve tanë në Maqedoni.

E arritura e kësaj force të re politike është një tregues i qartë se kombi ynë është duke u vetdijësuar politikisht dhe duke u orientuar kah rrymat progesive që për epilog kanë sforcimin dhe avansimin e pozitës dhe faktorizimit tonë si komb, jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë.

Se erërat përparimtare po fryejnë në këtë pjesë të etnikumit tonë u deshmua edhe me rezultatin zgjedhor të Alternativës për Nryshim në Preshevë, në prill të këtij viti, stuhia e të cilave shumë shpejt do ta përfshijë Bujanocin e pse jo edhe Medvegjën.

Këto argumente po inkurajojnë sidomos të rinjtë tanë të marrin përgjegjësitë në duart e veta duke mos mbetur peng i klasave të dështuara politike të cilët ndër vite kanë stagnuar pozitën tonë kombëtare.

Alternativa për Ndryshim- Bujanoc
Koordinatori: Arbër Pajaziti

Related Articles

Back to top button