Lajme
Alternativa takohet me qytetarët dhe bashkatdhetarët

Me rastin e përfundimit të vitit kalendarik përplot aktivitete, sfida dhe punë, Alternativa për Ndryshim në shenjë rrespekti dhe falemnderimi ndaj qytetarëve të cilët kanë mbështetur dhe kanë shpërndarë idenë e Ndryshimit, mbajti takimin sonte në hapsirat e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë me fillim prej ora 18:30.
Përveç shoqërimit mes vete të pranishmit patën mundësi të diskutojnë me kryetarin z.Shqiprim Arifi, këshillin qendror, kryesinë, forumin e gruas dhe atë rinor për hapat e mëtutjeshëm dhe bashkë të vazhdojmë ndërtimin e strategjisë zhvillimore.
Në takim morrën pjesë edhe bashkatdhetarët që për festat e fundvitit po qëndrojnë në vendlindjen e tyre.