Lajme
Apel për shoferët mos të lëvizin pa paisjet dimërore

“Putevi Srbije” apelon tek shoferët që ata nuk duhet të lëvizin pa pajisje dimërore dhe zinxhirët, pasi pritet që moti të jetë i ftohtë i shoqëruar me ngrica dhe acar.
“Putevi Srbije” në një deklaratë paralajmëroi se edhe trotuaret janë të rrëshqitshëm, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit shikimi në rrugë do të reduktohet për shkak të mjegullës.