Lajme

Drejtorati për punët e inspekcionit komunal në Preshevë, pas shumë viteve me uniforma të punës

Me iniciativën e Kryeshefit të Inspekcionit, sot, ky drejtorat, stafi i tijë, u pajis me uniforma. Kjo gjë do të lehtësoj proceset e punës dhe identifikimin më të lehtë të personave zyrtar të këtij drejtorati gjatë punës në teren si dhe gjatë inspektimeve të ndryshme.

Sipas Kryeshefit të Drejtoratit për punët e inspekcionit komunal, ky është vetëm hapi i parë drejtë avansimit të plotë të këtij drejtorati, duke marrë parasysh që ajo që është esenciale për kryerje të suksesshme të punës është përmbushja e kushteve të punëtorëve që është synim i administratës së re komunale.

Iniciativa e marrë këto ditë, nuk do të jetë e fundit, dhe ky drejtorat do të angazhohet që të jetë në shërbim të qytetarëve duke u përgjigjur me efektivitet dhe saktësi ndaj problemeve dhe çështjeve të ndryshme në tërë teritorin e komunës së Preshevës.

Të vetëdijshëm se problemet e akumuluara me vite janë të shumta, kërkojmë nga qytetarët një bashkëpunim të sinqertë duke e ditur që qëllimi i fundit i këtij drejtorati është reagimi ndaj dukurive negative si dhe angazhimi i përbashkët drejtë parandalimit të veprimeve të cilat dëmtojnë imazhin dhe ambientin ku jetojmë.

Related Articles

Back to top button