Lajme

Fillon pastrimi i deponive ilegale në Preshevë (Foto)

Ndërmarrja Publike “Moravica” në bashkëpunim me Komunën e Preshevës njoftojnë qytetarët se ka filluar aksionin për pastrimin e deponive ilegale në Komunën e Preshevës të krijuara ndër vite.

Pastrimi i deponive ilegale ka filluar nga fshati Rahovicë, ndërsa ditëve tjera do të vazhdojë në të gjithë teritorin e Komunës së Preshevës, ku gjithësejt janë të identifikuara 11 deponi si të mëdha duke mos cekur numrin e deponive të vogla i cili është shumë herë më i madhë.

Këto deponi ilegale ndotin natyrën , ujrat dhe japin një imazh shumë të keq për peisazhin.

N. P. “Moravica” do të bëjë pastrimin e këtyre deponive duke përfshire dhe aksionin e inkuadrimit të fshatrave në sistemin e grumbullimit të mbeturinave të N. P. “Moravica”.

Ne duam ti njohtojmë qytetarët tanë se viti 2017 do të jetë vit i inkudrimit të fshatrave ne sistem duke apeluar edhe një her që të mos hudhen meturinat vend e pa vend në mënyrë që historia e deponive ilegale të përfundoj një her dhe për gjithmon.

Related Articles

Back to top button