Lajme

Ja se si janë zbuluar policët rrugor që kanë marrë ryshfet në Çaçak

14 oficerë të policisë rrugore nga Çaçaku janë arrestuar, nga të cilët tetë janë në paraburgim dhe gjashtë janë lënë të mbrojnë vetem e tyre në liri.

Një pjesë e të dyshuarve janë akuzuar për vepër penale të marrjes së ryshfetit, ndërsa pjesa tjetër për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Siç mëson gazeta ‘Blic’ nga policia e trafikut në qytetin e Çaçakit gjatë muajve të fundit në vazhdimësi janë ndërmarrë masat e duhura duke u montuar kamera në veturat e policëve dhe paisje të përgjimit.

Kamerat kanë regjistruar se si ata kanë pranuar para për të mos shkruar dënimin e trafikut. Megjithatë, ka pasur raste kur policia nuk ka marrë paratë, por vetëm iu kanë treguar shoferëve se ata kishin bërë një kundërvajtje – u tha në hetim.

Ndryshe, ditë më parë, të gjithë të punësuarit janë të ftuar në një takim në stacionin ku kanë lexuar emrat e të arrestuarve, ndërsa ata që ishin në pushim mjekësor u arrestuan në shtëpitë e tyre.

Related Articles

Back to top button