Lajme
Koncert festiv për vitin e ri në Preshevë (Video)

Në prag të vitit të ri Shtëpia e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë organizon koncert festiv me artistët Preshevar.
Koncerti do të mbahet më datë 26 dhjetor 2016 në ora 19:00.
Pjesa më e rëndësishme e jona janë Bashkatdhetarët tanë, andaj për ti nderuar ata, ne kemi organizuar Koncert me të gjithë këngëtarët Preshevarë me zërat e mrekulleshëm të këngëtarëve Preshevarë, ka thënë drejtori Mendurim Presheva.
Hyrja në koncert do të jetë falas, Festat i presim së bashku!