Lajme

Kryetari Arifi uron qytetarët për Vitin e Ri

Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve, më lejoni që në emrin tim dhe të stafit të Administratës së komunës së Preshevës, të ju përcjell urimet më të përzemërta që gjatë vitit 2017 të gëzoni shëndet të mirë, paqë dhe rezultate më të mira në angazhimin tuaj.

Vitin që po e lëjmë pas ishte një vit me rëndësi për komunën tonë, vit në të cilin filluan ndryshimet e mëdha, që komunës sonë i solli hapje të mundësive të reja, rivendosje të kontakteve dhe krijim të kontakteve të reja, të cilat do të vihen në shërbim të qytetarëve tanë, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës së tyre.

Me një përkushtim të lartë të të gjithë faktorëve relevant të komunës sonë arritëm të përmbyllim këtë vit kalendarik me realizim të suksesshëm të buxhetit përmes të cilit arritëm të mbulojmë sferat më të rëndësishme që e prekin në mënyrë të drejtëpërdrejtë qytetarin tonë.

Jemi të vetëdijshëm që ndryshimi është PROCES dhe jo MOMENT. Bashkërisht mund të arrijmë shumëçka.

Me bindje dhe vendosmëri, NDRYSHIMIN do t’a realizojmë bashkërisht.
Unë kam besim të plotë tek ju, të nderuar qytetarë, që nuk do t’a humbni durimin dhe shpresën për të ardhmen tonë më të mirë.

Gjithashtu shfrytëzoj rastin që përmes këtij mesazhi urimi, bashkatdhetarëve tanë t’i uroj qëndrim të këndshëm pranë familjeve të tyre, që me prezencën e tyre, n’a e kanë zbukuruar qytetin tonë.
Jemi të vetëdijshëm për punët dhe angazhimet që po n’a presin.

Për t’a bërë Preshevën tonë të dashur, njejtë sikur vendet e botës së civilizuar, n’a nevojitet punë e palodhshme dhe bashkëpunim i sinqertë me të gjithë.

Synimet tona janë të larta, andaj kërkohet mobilizim i të gjithëve, që kjo gjë të arrihet sa më parë.
Për fund, ju uroj gëzuar vitin e ri 2017!

Related Articles

Back to top button