Lamtumire BDL!
„mue edhe mos me ma dhon fjalën une e marë vetë“ – dr.Skender Destani në Asamblenë Komunale të mbajtur më datë 01.12.2016
Ndoshta dr.Skender Destani me këtë fjali e përshkruan më së mirë gjendjen tronditëse të Partisë së tij BDL. Për të gjithë ata që kanë percjellur nga afër themelimin e BDL-së është e pabesueshme se si kjo Parti arriti të demolohet dhe të vijë afër shpartallimit.
Analizuar në retrospektivë dr.Skender Destani ishte faktori kryesorë i cili i sjelli përherë të parë një pluralizëm institucional, një demokraci brendapartiake si dhe sfidoi përherë tëparë dhe të fundit Riza Halimin përbrenda PVD-së. Ishte një lulëzim demokratik në Preshevë, një luftë mendimesh, ballafaqime strategjike e politike, elan dhe përkushtim ndaj fjalës së lirë kurse aktori kryesorë ishte dr.Skender Destani. Ishte një leksion demokratik për qytetarin se secili mund të jetë besnik mendimit të tyre, secili mund të ngrehë zërin, secili mund të japë kritika konstruktive edhe atë pa marrë parasysh pasojat. Konfrontimi Halimi-Destani rezultoi në formimin e Bashkimit Demokratik të Luginës BDL dhe tëra në zgjedhjet lokale u shperbleu me mbi dy mijë vota nga qytetarët e komunës së Preshevës. Një rezultat i jashtëzakonshëm.
Dr. Destani dhe BDL theu për herë të parë dyshen dhe pushtetin Ping-Pong PVD-PDSH. Ishte kohë shpresëdhënese për Prosperitet, hapje mundësishë koalicionare dhe qasje të mirë të pushtetit lokal ndaj qytetarëve me dr. Destanin si guardian i qytetarit të thjeshtë. Dhe kështu pozitivisht do të kishte vazhduar kjo storie e BDL-së, por realiteti ishte shumë i hidhur.
Pushteti i përbashkët me PDSH-në ishte fillimi i fundit të BDL-së dhe dr.Skender Destanit. Koalicioni i mundësuar nga BDL-ja largoi oponentin e tij kundershtar (historik) nga PVD-ja Riza Halimi në opozit për një më shumë se një dekade kurse BDL-ja humbi busollen dhe realitetin politik. Dr.Skender Destani në pushtetin e Ragmi Mustafës kishte një status permanent të «vetëkënaqur» dhe ndal ngadal pa e kuptuar realitetin manovroi vetëvetën në outsajd. Deklarata e tij në debatin «Jeta në Kosovë» me kandidatët për kryetarë të Preshevës, ku cilësoi infrastrukturën si një «pacient me grip por kurrsesi i sëmurë» duke mbrojtur projektet e pushtetit lidhur me infrastrukturen, ishte i famshëm dhe ilustron më së miri largmin e tij definitiv nga realiteti. Madje dr. Destani tani e shumë vite ka humbur elanin e tij të mëparshem për zgjedhjen e problemeve, duke prezentuar veten si një statist dhe një robot unik i krijuar vetem për përkthime të ligjit, statusit dhe rregulloreve të kuvendit. Pa ideologji, pa interpretime, pa afërsi me qytetarin ndërsa idetë e tijë janë të ngjyrosur në agresivitetin bardh e zi. Tani me keqardhje konstatohet se kjo është diagnoza e pacientit dr.Destani dhe BDL.
Fushata zgjedhore e BDL-së në vitin 2016 me moton «Parandalo zbrazjen» dhe «një Luginë me shqiptarë» është edhe një fakt se në cilën «flusk» realiteti ka ngelur dr.Destani dhe Partija e tij. Ai si pjesë e pushtetit ishte përgjegjës për situatën e krijuar në luginë. Kurse premtonte se në të ardhmen do ta zgjidhte problemin që nuk mund ta zgjidhte nga një dekadë e tërë. Fushatës zgjedhore të BDL-së më së miri do ti përshtatej motoja «Ju lutemi, mos na pengoni». Ajo ishte kuptuar mirë nga qytetarët dhe është notuar me notën «dysh». BDL-ja përfaqëson vetëm dy përqind të elektoratit të përgjithshëm, kurse dr.Destani ka humbur edhe votuesit e tij në vendlindjen e tij Rahovicë.
BDL-ja është një boksier i nokautuar në pritje të verdiktit final.
Si parti politike tani më nuk i shërben më pluralizmit demokratik në Luginë, por vetëm pengon atë. Arsyetimi i egzistencës të Partisë «Bashkimi Demokratik i Luginës» është i pamundshëm, prandaj përshëndetemi me «Lamtumirë BDL, Lamtumirë dr. Destani»./presheva.com/