Lajme

Liridona Mehmedi nga Tërrnava diplomonë për master në Universitetin e Cyrihut

Liridona Mehmedi nga fshati Tërrnavë me qendrim në Olten të Zvicrrës , edhe pse larg vendlindjes së saj ajo ka treguar se vendlindjes mund t’ia bëjë një shërbim më të madh nëse do të jetë e suksesshme në Zvicër, shkruan Presheva.AL

Liridona është një shembull konkret se si me një vullnet të madh, me ca guxim dhe me disiplinë të palodhshme, mund të arrihet suksesi, ajo ka lindur në Zvicër dhe shkollën fillore dhe të mesme ka kryer atje.

Në moshën 25 vjeçare Liridona arriti me sukses të përfundoj studimet në master, ku dhe më 16 dhjetor të vitit 2016 në Universitetin e Cyrihut përfundoi masterin në drejtimin shkencor “Financa / Controlling”.

Edhe prindërit e saj janë gëzuar dhe ndjehen krenar me suksesin e vajzës së tyre, me ç’rast i dëshirojnë edhe suksese të mëtutjeshme.

Liridona Mehmedi, një shqiptare nga Lugina e Preshevës, e cila me suksesin e saj dëshmon se çfarë mund të arrijë një vajzë e re nga fshati Tërrnavë i Preshevës, me vullnet, disiplinë, zell dhe guxim, duke bërë të gjithë komunitetin që të krenohet me të. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button