Lajme

Masa ndëshkuese për qytetarët që hedhin mbeturina

Drejtori i ndërmarrjes Publike Moravica në Preshevë kërkon nga qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në hedhjen e mbeturinave. Moravica dhe inspektorët komunal edhe ditëve në vazhdim do të inspektojnë lokacionet ku bëhet hudhja e mbeturinave dhe do të merren masa ndëshkuese për qytetarët e pandërgjegjshëm.

Mos hudhni mbeturina në hapësirat publike. Mbeturinat shëmtojnë pamjen e qytetit dhe i bëjnë keq shëndetit tonë, këto janë apelet më të shpeshta që dëgjohen nga drejtues të Ndërmarrjes Publike Moravica në Preshevë. Por shpesh herë qytetarët tanë na lënë përshtypjen se nuk kanë vesh dhe sy për këto apele duke vazhduar me avazin e njejtë, hedhjen e mbeturinave në afërsi të institucioneve apo hapësirave publike.

Këtë na e dëshmon edhe veprimi i fundit i një qytetari i cili ka bërë që të merren masa edhe nga inspekorët komunal duke u caktuar gjobë materiale. Drejtori i ndërmarrjes Publike Moravica në Preshevë, Gazmend Aliu kërkon nga qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në hedhjen e mbeturinave ku njëherit ka kërkuar edhe rrespektimin e orareve sipas programit të këtij institucioni. Moravica dhe inspektorët komunal edhe ditëve në vazhdim do të inspektojnë lokacionet ku bëhet hudhja e mbeturinave dhe do të merren masa ndëshkuese për qytetarët e pandërgjegjshëm.

Related Articles

Back to top button