Lajme

Me 24 vota aprovohet Buxheti programor për vitin 2017

Buxheti i aprovuar sot, është më i larti në historinë e komunës sonë që kap shifrën e 1.2 miliardë dinarëve, dhe paraqet vlerat dhe aspiratat që ka kjo qeverisje lokale për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e kualitetit të jetës së banorëve tanë, pra është planifikuar me të gjithë qytetarët tanë dhe është bërë për qytetarët tanë.

Buxheti programor atraktiv ka nxitur një debat konstruktiv në kuvendin e Komunës së Prehevës, që në fund bëri të sigurohet mbështetja edhe nga 3 këshilltarë të opozitës dhe me 24 vota nga 30 këshilltarë prezent u aprovua buxheti programor për vitin 2017, raporton Presheva.AL

Në buxhet janë vërejtur rrijte të theksuar në sferën e zhvillimit ekonomik edhe atë në shumë prej 121.000.000 dinare, që do të investohen për projektet e Zonës Industriale, bujqësisë dhe granteve për subvencionimin e ndërmarrësisë.

Përmes këtij buxheti janë përfshirë të gjithë vendbanimet e komunës së Preshevës me projekte infrastrukturore, si dhe projekte tjera që synojnë të kenë ndikim pozitiv në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Preshevës, pa e lënë anash edhe sferën e arsimit për të cilën kemi një rritje prej 38.000.000 dinarësh.

Motoja e këtij buxheti programor është: arsim cilësor, ekonomi e qëndrueshme.

Fillimisht për këshilltarët prezent,unë si kryetarë i komunës bëra një prezantim të propozim-buxhetit (një praktikë jo e parë më herët) ku në mënyrë të detajuar prezantova linjat buxhetore, përkatësisht për sferat qe i mbulon pushteti lokal.

Related Articles

Back to top button