Lajme
Mërgimtarët për festat e fundvitit në vendlindje
Presheva ka filluar të gjallërohet nga mesi i muajit dhjetor, pasi që kanë filluar të vijnë në vendlindjen e tyre mërgimtarët nga shtetet europiane, shkruan Presheva.AL
Fundi i vitit gjithnjë pritet me antuziazëm në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë nga bizneset.
Kjo për shkak se nga mesi i muajit dhjetor fillojnë të vijnë mërgimtarët dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në biznesin e tyre.
Kthimi i mërgimtarëve në këtë periudhë është shpëtim për ekonominë preshevare, pasi që ajo varet nga paratë që sjellin mërgimtarët në vendlindje. Presheva.AL