Lajme

Mitroviq: Musliu dhe Arsiq penges e zhvillimit ekonomik të komunës së Bujanocit

Deputeti popullorë në parlamentin e Sërbisë nga Bujanocit Nenad Mitroviq, në emisionin AKTUALITETI i cili është I drejtpërdrejtë qdo të premte në RTB, ka folur për shum qështje që e preokupojnë komunën e Bujanocit, në përgjithësi për zhvillimin ekonomik të komunës së Bujanocit.

Mitroviq i pyetur për zhvillimin ekonomik ka theksuar se Qeveria është duke bërë qmos që komuna e Bujanocit mos të jetë ndër komunat më të pazhvilluara në Sërbi, duke theksuar se pushteti lokal duhet të merret me projekte më serioze dhe mos ti shpenzojë paratë në projekte jo të rëndësishme siq janë rrugët e mbushura me zhavor, rrethrrotullimi, dhe sheshi i qytetit, por mjetet buxhetore të shpenzohen aty ku popullata ka levërdi, gjegjësisht hapja e vendeve të reja të punës.

Mitroviq gjithashtu ka thënë se, asgjë nuk është bërë sa i përket zonës induastriale e cila është shum me rëndësi për zhvillimin ekonomik të komunës së Bujanocit, duke shtuar se edhe qështja e privatizimit është një tem shum aktuale por që shteti është duke bërë qmos që procesi i privatizimit të ecë në binarë të duhur.

Deputeti popullorë ka folur edhe për ndërprerjen e kontratave të prodhuesve të duhanit. Edhe përkundër shum premtimeve të politikanëve shqiptarë kjo qështje ngeli e pa zgjidhur, por që në këtë drejtim si duket Mitroviq nuk është duke heshtur ngase sipas tij janë duke u zhvilluar bisedimet që prodhuesit të duhanit që nuk janë të paktë prap ti rinovojnë kontratat për pdhodhimin e duhanit, të cilin një pjesë dërmuese e popullatës e kanë patur të vetmën të ardhur financiare.

Sa i përket situatës politike në komunën të Bujanocit nga e cila mvaret edhe zhvillimi ekonomik lirisht mund të them se një koalicion aktual qeverisës nuk mund të përparojë ngase pjesmarrja në këtë koalicion e Jonuz Musliut dhe Stojanca Arsic janë pengesat kryesore.

PVD me këta dy partnerë të koalicionit nuk mund të bëjë asgjë më shumë sepse deklaratat e shumta destabilizuese të Musliut dhe mënyra e udhëheqjes së Arsiqit janë të pa pranueshme për Partinë Përparimtare serbe dhe se ne nuk do të jemi pjesë e pushtetit përderi sa Musliu dhe Arsiq janë në këtë përbërje, ka thënë Mitroviq.

Related Articles

Back to top button