Lajme

Moravica ia hjek brengën e vërshimeve, familjes Demiri nga Presheva

Moti me shi, shpesh kthehej në makth për familjen Demiri nga Presheva. Të reshurat e shiut gjithnjë vërshonin shtëpin e këtij kryefamiljari nga Presheva, i cili nuk kishte asnjë mundësi ti bënte ballë kësaj dukurie, pasi i zoti i shtëpisë është me probleme shëndetësore.

Por këtë breng sot i larguan ndërmarrja publike Moravica, të cilët kanë zbarkuar me makineritë e tyre, duke ia zgjidhur kësaj familje këtë hall.

Si pasojë e vërshimeve edhe muret e shtëpisë ishin dëmtuar dhe nëse do të vazhdonte ky problem, fati i kësaj familje mund të përfundonte në mënyrë fatale.

Mbi këtë aktivitet është raportuar edhe faqen e NP Moravica në facebook.

Familja e H. Demirit nga Presheva me kryefamiljarin e saj të sëmur për shumë vite vuante nga përmbytjet dhe ujin që deportonte në brendësi të shtëpisë.

Sot ne patëm kënaqësin që kësaj familje t’ia zgjidhim këtë problem jetësorë. Shpeshherë mundë të bëjmë aq pak sa që të tjereve mundë të ju zgjidhim një problem jetësor, ne shfrytëzojmë këtë rastë që të apelojmë te ndërmarjet private që ta ndihmojnë NP “Moravica” që ti dalin në ndihmë ketyre njerzve në nevojë.

Related Articles

Back to top button