Muri në Mitrovicë të hiqet si lapidari i UÇPMB-së
Pas arritjes së ndarjes administrative e udhëheqjes lokale, duan ta realizojnë edhe ndarjen plotësisht fizike të Mitrovicës.
Kërkojmë nga Prishtina zyrtare të reagon shpejtë dhe ta largon këtë vepër ilegale që cenon integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe synon të i bëhet Kosovës një problem shumë i madh.
Besojmë se ndërtimi i një muri të tillë është një akt provokues dhe destabilizues për popullatën e Mitrovicës, marrëdhëniet dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Kërkojmë që të intervenohet në mënyrë të njëjtë si në rastin e heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga forcat serbe më 2012 pasi që një ndarje fizike është në favor të politikës së Beogradit e cila synon ta ndajë Mitrovicën dhe serbët të arrijnë pavarësi totale në pjesën veriore. Si dhe të vendos kufirin e ri për 100 vitet e ardhshme ka thënë zëdhënësi i Vatrës Fikri Mehmeti.