Ndryshimi po i ofrohet edhe Bujanocit …
Viti 2016 për komunën e Preshevës do të shënohet si vit i kthesës dhe ndryshimit.
Në Zgjedhjet e 24 prillit Presheva u lirua nga politika diktatoriale-nepotiste dhe Liderët e saja dështak të 20 viteve të fundit të njohur si profiter politik të cilët edhe përfundimisht mbaruan në deponitë e historisë.
Kjo frymë e ndryshimit në disa muajt e fundit kishte filluar të fryeje edhe në Bujanoc!
Nesër, ditë e diel, 25 dhjetor, edhe zyrtarisht “ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM” fillon misionin e shenjt historik edhe në Bujanoc.
Iniciatorët e kësaj nisme revolucionare janë kategoria më e ndrytur e Shoqërisë tonë, RINIA e komunës së Bujanocit të përkrahur nga një pjesë e madhe e RINISË nga komuna e Preshevës.
E gjithë kjo lëvizje popullore në Preshevë dhe Bujanoc do të udhëhiqet nga kryetari i komunës së Preshevës Shqipërim Arifi i cili për një kohë shumë të shkurtër fitoi përkrahjen masovike të popullatës Shqipëtare nga të dyja komunat Preshevë dhe Bujanoc dhe momentalisht është Lideri politik më autoritativ dhe më kredibil i Luginës së Preshevës.
Sipas informacioneve të SPEKTRIT nga tereni, “ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM” po has në përkrahje masovike në Bujanoc e sidomos te RINIA.
Forumi Rinor i Partisë Demokratike pothuja se në tërësi është radhitur në “ALTERNATIVËN PËR NDRYSHIM” poashtu numër i madh edhe i RINISË nga PVD dhe LPD po anëtarësohen në këtë lëvizje.
-Sipas atmosferës që po mbretëron, Bujanoci nesër do të ketë festë, kjo ditë do të shënoje fillimin e lirimit nga politikanët profiter-zullumqar për RININË e vendit në 15 vitet e fundit !