Në maratonën e Pavarësisë, thyen rekordin për pjesmarrje 14 vjeçari, Veli Ibrahimi nga Presheva
Në maratonën e Pavarësisë Ulqin- Shkodër, Luginën e Preshevës e përfaqësuan tre bashkëvendës tanë, Enis Aliu, Ragmi Ibrahimi dhe Veli Ibrahimi.
Në maratonën 42 kilometërsh, e ka thyer rekordin për pjesmarrje 14 vjeçari, Veli Ibrahimi i cili tregoi teknikë shumë të mirë vrapimi.
Ishte hera e parë e tijë që merr pjesë në një maratonë të këtij lloji gjë për të cilën bëri parapërgatitje plot tre muaj.
Maratona e vrapimit u organizua me rastin e festës së 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit.
Pasioni për të vrapuar edhe më tutje nuk do ti ndalet të riut preshevarë, Veli Ibrahimi i cili e ka të trashëguar nga babai.
Sipas organizatorëve kjo maratonë është edhe SIMBOL i KONTRIBUTIT të bashkëkombasve në realizimin e aktiviteteve që organizohen për nder të 28 Nëntorit nga dy anët e kufirit të populluar me Shqiptarë, Ulqin e Shkodër.