Njoftim për bashkatdhetarët për festat e fundvitit: Kështu mund të shmangni pritjet e gjata në kufi
Ministria e Diasporës i njofton bashkatdhetarët, të cilët kanë vendosur t’i kalojnë festat e fundvitit me familjarët në atdhe, që, për t’iu ikur pritjeve të gjata në kufi, përveç pikës kufitare në Merdar, t’i shfrytëzojnë edhe pikat e tjera që janë më pak të frekuentuara.
Sipas njoftimit, bashkatdhetarëve u rekomandohet që, para se të nisen për në Kosovë, ta hapin linkun: http://www.mpb-ks.org/qkmk/#.WF05UtIrK71
link ky i Qendrës Kombëtare për menaxhimin e kufirit, në të cilin detajisht do të informohen për pikat kufitare, si dhe për kohën e pritjes.
“Po ashtu, institucionet e Kosovës, në këtë kuadër edhe Ministria e Diasporës, do të bëjnë përpjekje që bashkatdhetarëve tanë t’u krijohen lehtësi gjatë kalimit të pikave kufitare, veçanërisht të evitohen pritjet e gjata, për ta kaluar një pushim të rehatshëm”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës.