Lajme

Nostrifikohen 7 diploma nga Kosova, dyshohet se janë kryer në mënyrë jo ligjore

Sipas informacioneve zyrtare që ka siguruar Qendra për Hulumtim dhe Monitorim gjithsej janë notrifikuar 7 (shtatë) diploma.

Në Universitetin e Beogradit ka qenë 8 (tetë) kërkesa ku gjashtë prej tyre janë nostrifikuar dhe dy të tjerat nuk janë nostrifikua, siç thuhet në njoftimin e Universitetit të Beogradit se nuk i kanë pasur dokumentacionet e kompletuara.

Mirëpo, QHM, ka kontaktuar dy personat, të cilët, akoma nuk kanë marr përgjigje, ndaj edhe kanë deklaruar: “Po ka qenë e vërtetë që ka pas gabime drejtë shkrimore nga ish zyra e SPARK-ut edhe për kundër asaj që ne i kemi përmirësuar gabimet dhe plotësuar dokumentacionet po ashtu kemi paguar nga 500 Eu. Deri më sot nuk kemi marr asnjë përgjigje”.

Ndërsa në Universitetin e Novi Sadit është nostrifikuar vetëm një diplomë.

Universiteti i Nishit nuk ka dhënë informacione edhe për kundër asaj që janë të detyruar.

Dyshohet se Universiteti i Nishi ka të kryer nostrifikimi në mënyrë jo ligjore me ndikimin e politikanëve shqiptarë në Preshevë dhe kjo mund të jetë arsyeja që ata mbajnë në top sekret informacionet rreth kësaj çështje.

Në këtë universitet sipas informacioneve interne janë nostrifikuar rreth 6 –shtë diploma dhe disa prej tyre dyshohet se janë të kryera në mënyrë jo ligjore, njofton QHM, mga Presheva.

Related Articles

Back to top button