Me qëllim të shmangies së defekteve por dhe problemeve në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në qytetin e Preshevës, ndërmarrja publike ”Moravica”, këtyre ditëve pritet të realizojë hartën sinjalizuese të këtij rrjeti.
Gjatë viteve 1982 në Preshevë ishte instaluar ujësjellësit i Zhunicës. Rrjeti përshkon gati tërë qytetin por kalon edhe nëpër prona private. Për veç disa punëtorëve të vjetër të kësaj ndërmarrje shumë pak dihet për saktësinë e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit.
Kjo paqartësi i shkakton probleme të mëdha Moravicës, pasi edhe qytetarët gjatë punimeve private shpesh shkaktojnë defekte në ujësjellës dhe kanalizim Për ti dhënë fund kësaj problematike NP Publike Moravica ka inicuar projektin e hartës identifikuese , me qëllim të qasjes së qytetarëve dhe vet institucionit .
Gazmend Aliu drejtor i Moravicës ka thënë se qëllimi i hartës sinjalizuese është që punët në teren të jenë më efikase.
Sipas tij harta do të zvogëlojë dukshëm problemet dhe defektet e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Ndërmarrja publike Moravica , është institucion i cili vazhdimisht ka probleme sidomos financiare , ndërsa këtë gjendje e rëndojnë edhe vet qytetarët të cilët nuk kryejnë obligimet me kohë.