Lajme
Papunësia e madhe në Luginë, kalon shifrat 80%

Analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Naim Rashiti ka treguar për shkallën e papunësisë në Luginën e Preshevës.
Përmes një postimi në Facebook, Rashiti ka thënë përqindja e papunësisë për meshkujt kalon 80 për qind ndërsa për femra kalon 90 për qind.
“Shihni të dhëna zyrtare të papunësisë në Preshevë. Ne fakt punëtorët e qendrës së punësimit në Luginë thonë se së bashku me të papunët pasiv përqindja papunësisë për meshkujt kalon 80 për qind e për femra kalon 90 për qind. Tani për tani mjafton tabela zyrtare….”, ka shkruar Rashiti.