Lajme

Përgjaket autoudha, Dy emigrantë kanë vdekur, 10 persona janë lënduar nga të cilët pesë janë fëmijë (Foto +18)

Dy emigrantë kanë vdekur dhe 10 janë plagosur në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Beograd-Nish. Siç njoftohet pesë nga të plagosurit janë fëmijë.

Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 03:40 afër Aleksinac dhe fshatit Drazevaç kur u përmbys makina e markës “Passat”, në të cilën gjindeshin emigrantët nga lindja e mesme.

Shoferi është larguar nga vendi i aksidentit dhe policia është në kërkim të tij.

Qendra Klinike në Nish thotë se emigrantët e lënduar janë nga Afganistani, Siria, Pakistani dhe Irani.

Në mesin e të plagosurve ishin edhe pesë fëmijë, gjashtë ekipe të kanë dalë në teren ku dhe janë transportuar me autoambulancë të lënduarit në qendrën klinike të Nishit për diagnostikimin dhe trajtimin e mëtejshëm.

Një operacion është kryer në mëngjes, dhe dy janë duke u kryer.
Drejtori i Qendrës Emergjente Miodrag Lazic tha për RTS se disa nga lënduarit kanë pësuar lëndime të rënda në kokë dhe gjymtyrë, ku dhe kanë qenë në rrezik për jetë. Trafiku në autostradë në drejtim të Beogradit, u pezullua për shkak të këtij aksidenti rreth një orë e gjysmë.

Siç mëson gazeta serbe ‘Blic’ katër fëmijë janë dërguar në Klinikën e Fëmijëve, ku dy prej tyre ishin në gjendje të rëndë. Fëmija i pestë është dërguar së bashku me nënën në departamentin e neuro-kirurgjisë.

Një grua, e cila ndodhet në spital ka prerë të dyja këmbët. Një migrant i plagosur është vendosur në departamentin e ortopedisë, dhe dy janë ende në Qendrën Emergjente.

Vetëm njëri nga të plagosurit flet anglisht, kështu që komunikimi me ta është i vështirë. Ai ka thënë se shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe se ai iu është lutur që ta ngadalsojë shpejtësinë.

Shoferi pas aksidentit, sipas dëshmitarëve, ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Skena të frikshme në vendin e aksidentit

Siç raportohet nga vendi, në aksident u gjetën gjëra të emigrantëve si xhaketa të përgjakshme dhe veshje për fëmijë. Skena është e frikshme …

Related Articles

Back to top button