Lajme

Presheva Festive Park për herë të parë në Preshevë (Foto)

Këtë fundvit në Preshevë,  festat do t’i presim më ndryshe nga vitet e kaluara.

Zyra për të rinj ka organizuar parkun festiv në qendër të qytetit me aktivitete për të gjitha grupmoshat.

Parku festiv do të ketë muzikë, disa shtëpiza të vogla të improvizuara, ku janë vendosur disa nga lokalet më të frekuentuara si Bazza lounge, n’Carshi, Qendra dhe produkte si Golden Eagle dhe Patos Chipsy.

Në këtë park është paraparë të ketë edhe aktivitete të ndryshme për fëmijë, fëmijët me aftësi ndryshe, të shpërndahen dhurata punë dore të bëra nga gjimnazistët aktivist në Zyrën për të rinj, gjithashtu edhe lodra të grumbulluara nëpër shkolla. Poashtu do të ketë edhe lojëra shpërblyese të ndryshme.

Parku festiv ka karakter humanitarë, të gjithë lokalet dhe bizneset që janë të vendosur në shtëpizat e improvizuara, janë të obliguar të paguajnë një shumë simbolike, ku këto të holla do të dedikohen për blerjen e dhuratave që do t’i dhurohen fëmijëve në nevojë.

Zyra për të rinj ju fton që nga data 25 Dhjetor (E diel) t’i bashkoheni parkut festiv në qendër të qytetit të Preshevës, i cili do të vazhdojë deri më datën 1 Janar të vitit 2017. Parku hap dyert në ora 12:00

Related Articles

Back to top button