Presheva, qytet që ofron pak mundësi argëtimi për fëmijët dhe rininë ?
Gjenerata ime ka nostalgji, për fëmijërinë qe e kaluam, argëtimi dhe dëfrimi me lojra dhe mjete primitive, ndër to më kujtohen shigjeta, rrokullisje gomash, peshkimi me rrjetë në lumë, ndërtimi i puseve në lumin e qytetit, lëshimi i flitirushkës, ndërtimi i kolibeve në kodra dhe lojrat nëpër fusha.
Eh nostalgjie, çfarë argëtimi! Kështu bënim përgaditjet dhe zhvillimin motorik të fëmijëve që në pamjen tonë i ngjanim fëmijëve indianë.
Ata që përjetuan dhe jetuan në kohën e shkëlqimit të këtyre lojrave e kujtojnë me nostalgji, por sot nuk ēshtë vendi për nostalgji! Njerëzit thonë se ka kaluar ajo kohë primitive! Tani është kohë moderne, por ama kohës moderne duhet ofruar kushte, si kënde lojrash, fusha sportive ku fëmijët mund të luajn.
Por fatkeqësisht fëmijët e qytetit gjejnë mënyra tjera për tu argëtuar, në sallat e lojrave elektronike, bastoret, internet kafet dhe kafiteritë.
Jemi në kohën e internetit e të teknologjisë, kujt i duhen qendrat e fëmijëve? Kujt i duhet sporti dhe edukimi i tyre? Mjafton një I-pad, një I-phone në duar dhe gjithë bota vjen aty!