Lajme

Qasja profesionale e komunës së Preshevës rezulton me përfitim të projekteve

Komuna e Preshevës, Zyra për Zhvillim, gjatë muajit shtator ka dorëzuar projekt propozime tek UNDP dhe donatorët e tjerë, lidhur ne fuqizimin e institucioneve lokale publike. Projekt propozimet veçmas parashihnin ndërhyrje në ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrjes publike “Moravica”, në qendrën për punë sociale si dhe për shtëpinë e shëndetit.

Ministria e administratës publike dhe vetëqeverisjes lokale në partneritet me UNDP do të ndihmoj komunën e Preshevës.

Me mbështetje të kësaj Ministrie do të financohet një pjesë e projekt propozimit për rritjen e efektivitetit dhe zgjerimit të rrjetit të ndërmarrjes publike “Moravica”.

Në këtë fazë, do të financohet blerja e kontejnerëve prej 120l në vlerë prej 1.804.360 dinar.

Related Articles

Back to top button