Lajme
Ragmi Mustafa rizgjedhet kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare

Ragmi Mustafa është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në kuvendin e VI-të zgjedhor të partisë dhe ishte i vetmi kandidat për këtë pozitë.
Gjatë punës së kuvendit u prezantua edhe një biografi e Ragmi Mustafës dhe aktivitetetit të tij në udhëheqjen të pushtetit lokal në Preshevë.
Mysafirë në kuvendin e PDSH-së ishin edhe Jonuz Musliu dhe Nagip Arifi nga komuna e Bujanocit.
Ragmi Mustafa do të drejtojë Partinë Demokratike Shqiptare edhe për një mandat të ardhshëm.