Lajme

Reagon kabineti i kryetarit të komunës, Fëmijët dhe gratë shtatzana mund të kontrollohen me libreza të pavërtetuara në Tërnoc

Fëmijët dhe gratë shtatzana mund të kontrollohen me libreza të pavërtetuara në Tërnoc, meqë nuk ka asnje urdhër as me gojë e as me shkrim për të ndërprerë një praktikë të këtillë.

Një komision i komunës dhe Shtëpisë së Shëndetit, kanë vizituar, sot, Ambulancën në Tërnoc për të vërtetuar lajmin se pacientat pa libreza të vërtëtuara nuk po pranohen për kontrollim dhe po kthehen mbrapsht. Stafi medicinal në Tërnoc kanë deklaruar se nuk kanë marrë kurrëfarë urdhërese as me shkrim e as me gojë nga përgjegjësit e Shtëpisë së Shëndetit për të mos pranuar pacientat me libreza të pavërtetuara.

Gjatë takimit me stafin medicinal në Tërnoc, u konstatua se e drejta për shfrytëzimin e shërbimeve mjekësore nga ana e fëmijëve dhe grave shtatzana është e pamohueshme dhe se asnjëherë nuk janë refuzuar.

Kjo çështje është e rregulluar edhe me Ligjin mbi mbrojtjen shëndetsore të fëmijëve deri në moshën 18 vjeçare dhe grave shtatzana.

Për të gjithë pacientët e moshave të reja dhe gratë shtatzana të cilët nuk kanë librezat e vërtetuara por që me rregull i kryejnë kontrollimet shëndetsore, Komuna e Bujanocit deri në muajin Nëntor ka paguar 521.276,68 dinarë.

Secili qytetarë të cilit i mohohet e drejta e garantuar me ligj, lutën që të të drejtohen tek Këshilltari për mbrojtjen e drejtës së pacientëve në ndërtesën e Komunës së Bujanocit.

Kabineti i Kryetarit
Rahim Salihi, shef i Kabinetit

Related Articles

Back to top button