Shkolla fillore në Tërnoc pranon donacionin prej 22 kompjutorëve nga komuna e Wil-it të Zvicrës
Komuna e Wil-it nga Zvicra i ka dhuruar 22 kompjutor të përdorur shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc dhe kontribut të madh për donacionin në fjalë e ka dhënë regjisori me prejardhje nga Tërnoci i cili jeton në Zvicër Valton Jakupi.
Me rastin e dorëzimit të donacionit, Valton Jakupi falënderoi kryetaren e komunës së Wil-it Susanne Hartman dhe shefin e zyrës për integrime Felix Baumgartner, të cilët e kan përkrahur në këtë projekt
Drejtori i shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc, Bajram Salihu falënderoi donacionin zviceran por edhe regjisorin Valton Jakupi për dhurimin e kompjutorëve.
Donaconin në fjalë e cilësoi lartë edhe krytari i Bashkësisë lokale të Tërnocit Agim Haliti duke përgëzuar regjisorin Valton Jakupi për këtë aktivitet por edhe ndihmat tjera që po bënë ndaj fshatit Tërnovc.
“Kjo është një vazhdimësi e bashkpunimit shumë të ngusht të Valtonit që kishte me komandant Lleshit në sferën e kulturës ” tha mes tjerash Haliti.
Ndërkaq nga një kompjutor iu dhurua edhe Bashkësisë Lokale të Tërnocit, SHKA” Jehona” nga Tërnovci, portaleve informative Titulli.com dhe LuginaPress.com