Shoqatat serbe me msion për të shkatërruar mediumin shqiptar Rtv Preshevën
Të ashtuquajturat shoqatat joqeveritare te gazetarëve serb NUNS,UNS,NDNV,ANEM dhe LOKAL Pres kurrsesi nuk po munden të pajtohen me faktin se Rtv Presheva ende po egziston dhe po mbijeton.
Këta idiot mediatik të verbëruar nga shovinizmi i tyre i errët nuk po munden të përballojn faktin se një medium që informon shqiptarët në gjuhën e tyre ende nuk po munden ta sjellin para kollapsit financiar.
Në ndihmë të madhe po ju vjen edhe Trupi Koordinues, i cili edhe pse është themeluar për ti ndihmuar edhe mediat në Luginë të Preshevës, ky organ kurr nuk financoi me ndonjë donacion këto media, por mjetet e parapara për mediat në gjuhën shqipe i ndau mediave serbe. Krejt këto reagime dhe “maskarallëqe” po bëhen për mjetet e ndara nga ana e Këshillit Komunal të Preshevës, ku sipas këtyre “daskallëve” qenka dashur ti dedikohen mediave në gjuhën serbe.
Sikur po harrojnë se nga ana e ministrive përkatëse serbe kurr asnjë dinarë nuk i ndanë Rtv Preshevës dhe kurrë këto të ashtuquajtura shoqata të gazetarëve e as ky farë Trupi Koordinues nuk reaguan për këtë diskriminim, por tani kur projektin e Këshillit Komunal e fiton Rtv Presheva këtyre ju djegë pse mos ti grabisin mediat serbe edhe këto pak mjete!
Nuk zgjedhin mjete në misionin e tyre të shkatrrimit edhe të këti medium shqip, në mënyrë që pastaj opinion shqiptar në Preshevë të informohet përmes Lilës nga Leskovci apo Vukashinit nga Vranja, ku shqiptarët në kronikat e tyre me ëndje i quajnë “shiftari” e besa për këtë lloj “informimi” kërkojn edhe të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë!
Pikërisht këta ishin edhe para më shumë se dy dekada që në misionin e tyre kishin mbylljen e Rtv Prishtinës, i vetmi dallim është se në Rtv Preshevë ende nuk e kanë angazhuar njësin special të policisë për ti konfiskuar mjetet, ashtu sikur që vepruan dikur me Rtv Prishtinën.
Mbetet të shihet se udhëheqësia e re e Komunës së Preshevës dhe sidomos kreu i egzekutivit, kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi si do të reagoj dhe a do të ndikohet ndaj këtyre sulmeve shoviniste dhe diskriminues të shoqatave serbe, qëllimi i së cilave është i qartë: të mbyllin mediumin e vetëm në gjuhën shqipe që në mundësit e veta modeste informon qytetarët shqiptarë me ngjarjet në komunë dhe në rajon.
Nga Redaksia e Rtp