Lajme
Të Premtën Shoqata e personave me aftësi të kufizuara Preshevë fillon shpërndarjen e dhuratave për vitin e ri
L A J M Ë R I M:
Shoqata e personave me aftësi të kufizuara Preshevë njofton anëtarët e saj dhe të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara të komunës sonë, pa marr parasyshë nacionalitetin e tyre se gjatë ditës së premte dhe të shtune (30 – 31.12.2016) në zyrën e saj tek tregu ( te zyret e Moravicës) bënë shpërndarjen e dhuratave për vitin e ri.
Shpërndarja fillon nga ora 11:00 deri 15:00, me vete të keni kartat e identifikimit dhe për ata që nuk janë antarë dëshmin mjeksore.
Ejani që të gëzojm sëbashku për këtë fundvit.