LajmeOpinione

Tregojuni fëmijëve realitetin lidhur me festat dhe personazhet që përcjellin ato

Në vrullin e informacioneve të shumta nga mediat masive dhe aktivitetet e shumta lidhur me festat shtetrore zyrtare, fetare, kombëtare e tradicionale, më së shumti të hutuar nga këto situatë dalin më të vegjlit tanë.

I takon secilit prej nesh duke u nisur nga bindjet e tij fetare, nacionale e shtetrore të përjetojë shpirtrisht e emocionalisht t’i festojë festat e ndryshme. Shumë prej festave që i njohim ne në përgjithsi janë me bazë pagane, që kanë pas si qëllim në një farë mënyre shpjegimin e ndryshimeve klimatike stinore, përfundimin e të korrurave, mbijetimi nga ndonjë fatkeqsi natyrore apo fitoren e ndonjë heroi apo idhulli ndaj një tjetri.

Është më pak e komplikuar t’i shpjegohet fëmijëve shenimi i datave me rëndësi kombëtare, sepse zakonisht kanë të bëjnë me çlirimin nga ndonjë zgjedh-hordhi barbare dhe kjo shpjegohet thjesht duke e përjetuar lirinë. Ndërsa ato me bazë pagane shpesh kanë shpjegime iluzionare nga të rriturit duke e lidhur me figura apo personazhe që nuk kanë egzistuar.

Kurse shenimi i festave me bazë fetare për fëmijët shpesh është i pakuptimt sepse filozofia dhe domethënia e tyre është me e thellë e më esenciale lidhur me predikimet që përcjellin. Disa të rritur e kanë të vështirë tu shpjegojnë fëmijëve domethënien dhe rëndësin e festave fetare që besojnë ata. Ndodh shpesh që të rriturit të jenë ata që i orientojnë më të vegjlit nga disa festa të feve tjera që as vet nuk u’a dinë kuptimin. Por, krejt çka i tërheq ata janë ilustrimet dhe makiazhi i jashtëm i atyre festave, sepse esenca e tyre konkretisht baza logjike / filozofike e tyre është shumë e zbeht e besa ndonjëhere edhe qesharake nëse shikohen nga prizmi i një feje tjetër.

Prindërve nga njohurit e përgjithshme që posedojnë u takon që më të vegjlive të tyre t’u shpjegojnë lidhur me elementet e secilës festë që kalojm, duke u treguar se kjo na takon neve spese jemi shqiptar apo kjo na takon neve se jemi muslimane, ose kjo na takon neve se jemi të krishter, ortodoks, protestan apo edhe pagan.

Të rriten fëmijët duke i’a thënë realitetin në sy, që mos të lejohen momentet e dëshprimit kur ata të rriten, e ta kuptojnë se: si na paskan mashtruar – gënjyer apo manipuluar të rriturit lidhur me krijimin e ideve, gjykimeve për situata apo ngjarje konkrete. Neve na duhen gjenerata që t’a kuptojnë se ajo që po bëjnë është diçka për argëtimmomental, jo si diçka që qëndron që duhet t’i mbështeten, sepse në situatat e vështira dhe sfidat e jetës që përcjell ajo, të jenë bindjet e forta dhe qëndrimet logjike të shëndosha, që ta ndihmojnë t’i tejklojë ato momente.

Festat janë element mjaft i rëndësishëm që ndikojnë në formimin e identitetit dhe vlerave të njeriut në përgjithsi, sidomos këto themele fillojnë të zhvillohen që nga fëmijria. Për këtë arsyeje kujdes me rëndësin dhe rolin që u jepni festave.

Zakonisht pema sa të jetë fidan i hollë mund t’i kontrollohet që trungun t’a bëjë të drejtë, e jo të lihet që ta ndikojë rritën e saj era, dielli shiu, bora apo edhe ndonjë kafsh e egër.

Shkruar nga: Shkëlzen Limani

Related Articles

Back to top button