U mbajt ekspozitë rreth refugjatëve në Preshevë (Foto, Video)
Me milionë njerëz nga lindja e mese janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke krijuar një krizë globale të refugjatëve.
Edhe Presheva ishte pjesë e rrugëtimit të refugjatëve ku dhe në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut sot në shtëpinë e kulturës në Preshevë është organizuar ekspozitë me foto tê shkrepura gjatë krizës së refugjatëve në teritorin e Preshevës.
Organizatorë të kësaj ekspozite ishin Youth Refugees Zyra për të rinj ndërsa u përkrahë nga organizata UNHCR dhe Fondacioni Ana i Vlade Divac.
I pranishëm në këtë ekspozitë ishte dhe kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi i cili vlerësoi lartë angazhimin dhe punën që rinia dhe qytetarët e Preshevës kanë treguar ndaj refugjatëve duke i ndihmuar gjatë kalimit të refugjatëve nëpër Preshevë.
Fjalë të rastit mori edhe përfaqësuesja e Organizatës ndërkombëtare UNHCR Lirie Misini. Presheva.AL