Lajme

Vdes një i ri kosovar në kufi, nga pritjet e gjata

Një person nga Kosova ka vdekur në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë raportojnë burime të Indeksonline.

 

Viktima është një 26 vjeçar nga Prishtina, me nënshtetësi gjermane, i cili ishte duke pritur që nga Hungaria të hyjë në kufirin e shtetit serb në të cilin janë krijuar kolona të gjata të mërgimtarëve kosovarë.

Personi me inicialit E.B, ka rrëfyer për redaksinë momentin e vdekjes së të riut në orët e hershme të ditës së sotme.

“Unë isha pas veturës së personit i cili ndërroj jetë në moment të pa pritur, aty ku ishim të gjithë duke pritur të hyjmë në kufirin serb. Në veturën me tabela gjermane e cila i takonte personit të ndjerë, ka dalë bashkudhëtari i tij i cili menjëherë ka sinjalizuar në panik se personi i cili ngiste veturën është në gjendje të rënë shëndetësore, duke kërkuar ndihmë. Pasi kërkuan ndihmë tek autoritetet serbe që ishin aty pranë, ndihma e shpejtë ka ardhur gjysme ore me vonesë ku tanimë personi kishe ndërruar jetë”, ka rrëfyer E.B, për Indeksonline.

Ndërsa pas tentimit për të kontaktuar zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, këta të fundit nuk i kanë hapur telefonat, për tu prononcuar në lidhje me rastin.

Related Articles

Back to top button