Lajme

Zgjerohet vendkalimi kufitar në Tabanoc, vendoset regjim i përkohshëm komunikacioni

Drejtoria e Doganave e Maqedonisë sot njoftoi se vendkalimi kufitar Tabanoc në kufirin Maqedoni-Serbi në periudhën e ardhshme do të rikonstruohet, për ç’arsye do të vendoset regjim i përkohshëm komunikacioni dhe do të vendoset sinjalizim i posaçëm rrugor.

Terminali ekzistues doganor, siç informon Dogana, transmeton preshev.com, do të zgjerohet, ndërsa do të ndërtohen edhe objekte të tjera dhe korsi rrugore shtesë për qarkullim të automjeteve transportuese.

[irp]

Për mbindërtimin në vendkalimin kufitar do të investohen mbi 1,8 milionë euro, mjete të siguruara përmes programit IPA dhe me bashkëfinancim kombëtar.

Aktivitetet ndërtimore pritet të përfundojnë nga fundi i vitit 2017, ndërsa kryerës i punëve është kompania ndërtimore “Strabag AG” nga Austria, ndërkaq për mbikëqyrje është angazhuar firma “Kovi” nga Belgjika.

Dogana njoftoi se marrëveshja me kompaninë veçmë është lidhur dhe kryerësi do të nisë me punë gjatë javës së ardhshme, pas ç’ka do të fillojë kryerja e punëve.

Related Articles

Back to top button