LajmeVideo

4 vite pa Lapidarin e dëshmorëve në Preshevë (Foto, Video)

Sot janë mbushur plotë katër vite që kur forca të mëdha serbe larguan dhunshëm Lapidarin e dëshmorëve të UCPMB-së.

Kryetari i atëhershëm i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ishte ai që vendosi në qendër të komunës së Preshevës Lapidarin por nga shum kush ai u kritikua se ketë akt e kishte bërë kokë më vete dhe ky veprim u cilësua si i dyshimt dhe i pa menduar mirë.

Pasuan shumë diskutime për ti ndërruar vendin Lapidarit, por me insistimin e Ragmi Mustafës dhe Jonuz Musliut Lapidari mbeti para komunës sepse ata ishin të vendosur në deklaratat e tyre se Lapidari do të mbrohet dhe se Serbia nuk guxon ta largoj dhunshëm ate. Bile, Ragmi Mustafa në emisionin Rubikon të KTV-së pati dhënë fjalën se nëse Lapidari hiqet ai do japë dorëheqje nga kryetari i komunës.

Vetëm pak ditë më vonë në Preshevë zbarkuan rreth 1000 forca speciale serbe që e morën Lapidarin kurse asnjë udhëheqës politik nuk dha dorëheqje. Kjo ngjarje kishte bërë jehon të madhe si në rajon ashtu edhe në skenën ndërkombëtare, kurse kryeministri i atëhershëm i Kosovës Hashim Thaçi pati deklaruar se Lapidari është vendosur nga disa politikan lokal të Preshevës në bashkëpunim me strukturat e Beogradit dhe se është e turpshme pse nuk u mbrojt Lapidari.

Sot, pas katër viteve ende nuk dihet as vendëndodhja e Lapidarit të rrëmbyer

Related Articles

Back to top button