Lajme

Aksident i rënd në Zvicër, humb jetën i riu Preshevar Mensur Kamberi

Në orët e hershme të mëngjesit në autostradën T5 në kantonin Suhr, ka ndodhur një aksident fatal trafiku, raportojnë mediat zviceriane, transmeton Presheva.AL

Në këtë aksident ka humbur jetën 31 vjeçari nga Presheva Mensur Kamberi i cili ishte duke udhtuar me makinën e tij Shkoda.

Makina ka dal nga rruga ku dhe është përplas në një gardh duke u kthyer përmbys duke u shkatërruar tërsisht.

Shërbimet emergjente kanë dalë në vend ngjarje por 31 vjeçari Kamberi kishte ndërruar jetë në makinë.

Policia ka njoftuar se është e paqartë se si ka humbur kontrollin e makinës, dhe po bënë hetimin.

Mensuri ka jetuar dhe punuar në Arau të Zvicrës, ndërsa bëhet e ditur se ndërroi jetë në ditëlindjen e tij të 31-të. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button