Bujanoci dhe Presheva në mesin e dhjetë komunave më të organizuara në Serbi!
Bora e madhe dhe temperaturat e ulëta në ditët e para të vitit 2017 sollën telashe në gjithësejt 72 komuna të shtetit.
Predrag Mariç kryeshef i Sekretariatit për situata të jashtëzakonshme nënë jurizdikcionin e Ministrisë punëve të mbrendshme tha se gjithësejt 72 komuna të Serbisë u ndodhën në pozitën e gjendjes të jashtëzakonshme me sasinë e madhe të borës që ra gjatë javës së dytë të muajit janar.
Qyteti i Nishit me 4 komunat e saja, Paraqini, Vranja, Novi Pazari, Tutini, Sijenica dhe disa komuna tjera nuk u gjetën si duhet në këtë situatë !
Kryeshefi i sekretariatit për situata të jashtëzakonshme Predrag Mariç tha se Presheva dhe Bujanoci janë në mesin e 10 komunave më të mira të cilat e menaxhuan shkëlqyeshëm situatën gjatë ditëve të bllokuara nga sasia e madhe e borës dhe temperaturave ekstrem të ulta të cilat mbajtën funksional rrjetin e rrugëve lokale.
Presheva dhe Bujanoci kan fat që në këtë rajon operon Compania gjigante “SABA BELLÇA” e cila posedon kapacitete dhe potencial të pajisjeve të mjaftueshme për të u përballur me situata edhe më të vështira se kjo që ishte në ditët e fundit.