Lajme

Demant: Alban Selimi dezinformon opinionin shqiptar

Në vazhdën e një fushate të egër dhe urrejtjes patologjike që po ndjen gazetari preshevar Alban Selimi kundër kryetarit të komunës së Preshevës, ai përveç rrjeteve sociale ka filluar të keqpërdorë edhe të përditshmen kosovare “Zëri”, që përmes një artikulli trillues, shpërndan shpifjen e tij të rradhës që gjasme në komunë të Preshevës do të ketë shpërbërje të koalicionit aktual APN – PVD.

Në artikullin e kësaj të përditshme kosovare të titulluar: “Shqiprimi afër shkarkimit”, Albani shpifjen e tij e ndërlidhë me dorëheqjen e zv. drejtorit të shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë, duke e shoqëruar me analiza të tjera të disa individëve krejt pa ndikim në jetën shoqërore e politike, vetëm e vetëm sa për të qëndisur artikullin e tij.
Gazetari në fjalë ushqehet me një urrejtje të vazhdueshme ndaj kreut të komunës së Preshevës z. Arifi,(më poshtë ju prezantojmë shkrimet e tij në profikin Facebook personal) sa që nuk zgjedh as fjalë në fjalorin e tij kinse për të ulur reputacionin e z. Arifi, pa kursyer edhe liderët tjerë shqiptarë në Luginë.
Duke u nisur nga situata e delikate që mbretëron në Luginë të Preshevës, sidomos në aspektin e zhvillimit ekonomik që lidhet me investimet, investitorët qofshin vendor apo të huaj janë sensibël në çështje të tilla, kurse Alban Selimi duhet të ketë kujdes që me shkrimet e tij se a po i shërben Preshevës apo po e bën të kundërtën, duke i rrezikur investimet që në të ardhmen e afërt pritet të realizohen në Preshevë.

Sa duhet besuar një gazetari të tillë i cili shkruan njëanshëm dhe pa kurrëfarë kriteri për çështjet që kanë të bëjnë me Preshevën dhe Luginën në përgjithësi, me pretendimin e tij që ai i din gjërat më së miri në Luginë, edhe pse Luginën e vështron vetëm nga distanca, opinioni do t’a vlerësojë më së miri.

Albani është më mirë të mos i kopjoj kolegët e tij serb nga Beogradi kur shkruan për situatën politike në Luginë e të merret me dezinformata, pasi ato nuk i shërbejnë askujt e më së paku popullatës së Luginës së Preshevës.

Gjithashtu njoftojmë opnionin Preshevar se koalicioni qeverisës APN-PVD është stabil.

Kryesia e Alternativës për Ndryshim

Postimet e gazetarit në Facebook:

Related Articles

Back to top button