Diaspora nga Zvicrra ndihma ne inventar per administraten komunale (Foto)

Në administratën komunale në Preshevë kanë arritur ndihma të konsiderueshme në inventar për administratën komunale në Preshevë.
Ky inventar i përbërë nga karriga dhe tavolina si dhe rafte për zyre do të shërbej për ndrrimin e inventarit të vjetëruar që për momentin përdorej në administratën komunale.
Kontigjentin me ndihma e pranoi kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i cili për TVP deklaroi se këto ndihma janë shumë të mirëseardhura për zyret e administratës komunale që aktualisht inventari egzistues ka qenë shumë i vjetruar dhe nuk i ka plotësuar nevojat e të punsuarve.
Tani, me inventarin e sjellur nga diaspora e Winthetura në Zvicër, kushtet për punë janë shumë më të mira sepse inventari është mjaft kualitativ. Kryetari Arifi falënderoi diasporën tonë për ndihmën e ofruar.