Lajme
“Edhe Lugina me Ramushin”, në protestë në shesin e Francës (Foto)
Qindra shqiptarë janë mbledhur për të protestuar në Francë kundër arrestimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kjo protestë, u mbajt para Gjykatës së Apelit në Colmar, dhe u përkrahë nga një numër i madh i shqiptarëve. “Gllogjan në Colmar, Kosova e bashkime”, “UÇK, UÇK…”, janë disa prej pankartave të vendosura përballë objektit të drejtësisë, por nuk mungoi as edhe Lugina.
Kështu një bashkatdhetarë nga Lugina e Preshevës kishte vendosur që në këtë protestë të marrë pjesë me mbishkrimin “Edhe Lugina me Ramushin”, shkruan Presheva.AL
Vlen të theksohet se gjykatat franceze ia kanë vazhduar masën e paraburgimit Haradinajt, në bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia. Presheva.AL