EPS thërret qytetarët të bëjnë ankesë për faturat e energjisë elektrike
Shumë qytetarë janë shokuar kur kanë parë rritjen e faturave të energjisë elektrik sidomos për muajin dhjetorë. U desh ndërhyrja e kryeministrit Aleksandër Vuçiq që EPS të ndërmarrë masa për shqyrtimin e faturave.Ata kanë bërë thirrje që qytetarët të bëjnë ankesa të cilat do të shqyrtohen për mënjanimin e këtij problemi.
Ankesat mund të drejtohen me shkrim në adresën e cila është në pjesën e përparme të faturës, apo personalisht në sportel, në të njëjtën adresë. Edhe pse nga EPS kanë njoftuar që afati i fundit për kundërshtime është vetëm tetë ditë nga EPS thonë se kundërshtimet mund të dorëzohet pavarësisht se kur qytetarët kanë marrë faturat e tyre.
Në të gjitha faturat, siç thuhet është vendosur numri ku qytetari në varësi të vendit të banimit mund të thërret dhe të pyes për të gjitha gjërat që iu interesojnë.
Të gjitha parregullsitë e vërejtura në faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor, thuhet se me përgjegjësi do të trajtohen të gjitha rastet në mënyrë individuale, dhe asnjë konsumatorë ku ka parregullsi në leximin e orave nuk do të dëmtohen.
Me një kontroll të shtuar leximet e njehsorëve gjatë muajit janar do të korrigjohen të gjitha gabimet e mundshme që janë bërë në muajin dhjetor. Në këtë mënyrë, në faturat për muajin janar, të cilat klientët do ti marrin në muajin shkurt, do të përcaktohet plotësisht gjendja e saktë thuhet në deklaratë e EPS-it.
EPS gjithashtu ka theksuar se gjatë zbatimit të leximit të kontrollit të brendshëm, dhe pas të gjitha hetimeve do të ndëshkohen personat përgjegjës në këtë institucion.